Koordintator/e i/e Projekteve
Full time
Instituti Akademia Infinit Kosova është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj implementimin e aktiviteteve të projektit aktual dhe të ardhshme.
-- Kandidatet nga Shqipëria të preferuar -- Pjeserisht mund të punohet dhe Online dhe nga Prishtina.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Koordinatori/ja është përgjegjës për përgaditjen e Projekteve, Dokumenteve, Propozimet, dhe Aplikacionet lidhur me Aplikimin në Grande tek Donatorët potencial (BE, IPA, Komunat, Qeveria etj.);
– Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;
– Koordinatori/ja do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;
– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;
– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;
– Koordinatori/ja do të merret edhe me pune të tjera të ngjashme
Kandidatët potencialë duhet të kenë:
– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;
– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.
– aftësi të komunikimit të shkëlqyeshëm verbal dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– aftësi të përdorimit të kompjuterit;
Aplikimi:
Aplikimi bëhet nepërmjet plotësimit të këtij formulari, në Priandori.com, duke plotësuar të gjitha pyetjet dhe bashkangjitur dokumentet e nevojshme.
Konkursi është i Hapur deri me datë 31.12.2022.