Koordintator/e i/e Projekteve

Asociacioni i Arsimit i RKS-se

Prishtina
·
2 anni
·
Altro
Tipo

Tempo pieno

REGISTROHU NË PRIANDORI PËR TË APLIKUAR. PASTAJ SHFAQET NË KËTË LINK BUTTONI PËR APLIKIM DHE FORMULARI I APLIKIMIT KËTU.

Sekretariati i Përgjithshëm i Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës, është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj implementimin e aktiviteteve të projektit aktual dhe të ardhshme.

-- Kandidatet nga Shqipëria të preferuar -- Pjeserisht mund të punohet dhe Online dhe nga Prishtina.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Koordinatori/ja është përgjegjës për përgaditjen e Projekteve, Dokumenteve, Propozimet, dhe Aplikacionet lidhur me Aplikimin në Grande tek Donatorët potencial (BE, IPA, Komunat, Qeveria etj.);

– Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;

– Koordinatori/ja do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;

– Koordinatori/ja do të merret edhe me pune të tjera të ngjashme


Kandidatët potencialë duhet të kenë:

– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;

– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.

– aftësi të komunikimit të shkëlqyeshëm verbal dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze;

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;

– aftësi të përdorimit të kompjuterit;



Aplikimi:

Aplikimi bëhet nepërmjet plotësimit të këtij formulari, në Priandori.com, duke plotësuar të gjitha pyetjet dhe bashkangjitur dokumentet e nevojshme.

Konkursi është i Hapur deri me datë 31.12.2022.